Zbulohen detaje të reja nga aksioni në Greqi, si të kërkuarit e Interpol Tirana morën identitet tjetër për të mos u ekstraduar

- Advertisement -

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me akisonin e djeshëm në Greqi ku u arrestuan 20 persona, mes të cilëve edhe oficerë policie, zyrtarë e avokatë që pajisnin kriminelë shqiptarë me identitet grek, kryesisht me emra homogjenësh nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Mes personave që janë pajisur me identitet të rremë për t’iu shmangur drejtesisë rezulton një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasjen e një oficeri policie në Shqipëri. Ai ndërkohë ka qenë i akuzuar edhe në Greqi për dëshmi të rreme, arratisje nga burgu, mosbindje ndaj policisë, vjedhje, falsifikim dokumentash, kontrabandë, armëmbajtje pa leje, grabitje dhe shkelje të rregullave të emigrimit. Ai mësohet se ishte pajisur në Xania me dokumenta greke me qëllim shmangien e ekstradimit në Shqipëri.
Në faqen 65 të fashikullit përmendet një rast tjetër skandaloz, ai i një shqiptari nga Vlora. Në 11 janar 2019, Komisariati i Vironas u njoftua nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë Greke se disa ditë para datës 31 tetor 2018, shtetasi … u arrestua në Hollandë gjatë kontrollove për trafik droge. Gjatë daktiloskopimit të tij rezultoi të ishte rregjistruar në Gjermani dhe Ceki si shtetasi shqiptar …. lindur në 1977 në Vlorë, Shqipëri. Gjatë arrestimit në Hollandë rezultoi se ai kërkohej në Greqi me urdhër arresti në 26.05.2016, urdhër arresti nga Prokuroria Athinë për krijim grupi kriminal trafiku droge. Ai rezulton edhe sot në kërkim, i dënuar në Athinë me 12 vite burg dhe 51 mijë euro gjobë për trafik droge.
Ja disa nga rastet e shqiptarëve të pajisur me identitet dhe zbuluar nga hetimi:
1. Marius Dhiamandi nga Delvina, me precedentë për pranim i produkteve të veprës penale, falsifikim, armëmbajtje pa leje, shkelje të rregullave të emigrimit, grup kriminal për trafik droge, i vrarë në 16.11.2021.
2. Shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar në Rusi dhe Francë për vrasje, pirateri detare, organizatë kriminale, pengmarrje.
3. Shtetas shqiptar që ka vuajtur dënim në Greqi por këtkohët në Europë për trafik droge. Me precedentë për trafik droge dhe falsifikim.
4. Shtetas shqiptar me precedentë për trafik droge, organizatë kriminale, bashkëpunim në lirim të burgosuri, arratisje, falsifikim, i dënuar me 25 vjet burg për goditje me “Kallashnikov” ndaj policisë.
5. Shtetas shqiptar i kërkuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi për vrasjen e një oficeri policie dhe me precedentë në Greqi për arratisje, drogë, kontrabande etj.
Si dhe disa shtetas të tjerë të akuzuar kryesisht për cështje droge.

Përgjimi i shqiptarit: “Thuaji do të q.. nënën”.

Gjatë një përgjimi policor, kreu i grupit kriminal të falsifikatorëve merr një telefonatë nga një shtetas shqiptar i lindur ne 1984, i cili ishte zotëruar i identitetit … dhe mes të tjerash në bisedë i thotë: “Thuaji, nëse me ka ndodhur dëm tek dokumentat e mia, do ti q… nënën thuaji, sic ta them”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...