Zbardhet ngjarja e djeshme në Sarandë. Shpallet në kërkim pronari i “Fantastic”

- Advertisement -

Zbardhet ngjarja e djeshme në Sarandë. Shpallet në kërkim Alban Çoba, 48-vjeç, nga Fieri, pronar i restaurant “Fantastic”. Konflikti pas një debati me disa klientë nga Delvina lidhur me faturën, për të cilën klientët nuk ishin dakort dhe refuzonin ta paguanin. Çoba i ka kanosur me një send të fortë por nuk ka gjuajtur njeri dhe as ka të dëmtuar nga ngjarja. Ngjarja dje rreth orës 18.00 në aksin Turizëm – Kanali i Çukës. Policia nuk e ka gjetur as në lokal dhe as në banesë pronarin, për rrjedhojë e ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin.

Njoftim i policisë

Reagim i Komisariati të Policisë Sarandë
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej nje shtetas i cili kishte kanosur me mjet prerës, disa klientë, në një lokal, në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...