Vrau bashkëshorten dhe inskenoi ngjarjen, 24 orët në qeli të pilotit grek: I distancuar, refuzon të dalë dhe shkruan gjatë gjithë kohës.

- Advertisement -

I izoluar në qelinë e tij, duke shkruar gjithë ditën dhe duke refuzuar të dalë edhe në oborrin e burgut sepse, siç thonë “burimet”, ai ka frikë të mos fotografohet, kwshtu i kalon 24 orwt e tij nw burgun ku ndodhet Babis Anagnostopoulos.

Njerëzit që e shohin thonw pwr mediat greke se piloti shkruan me entuziazëm, por pa i thënë askujt saktësisht atë që shkruan për orë të tëra çdo ditë. Në repartin e 6-të të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë, ndërsa marrëdhëniet me dy personat që ndajnë qelinë, një punonjës policie të korruptuar dhe një tjetër të burgosur për borxhe, janë tipike.

Momentet e vetme kur ai ndalon së shkruari janë kur ai merr një punë në mensën e burgut si “nëpunës ” dhe kur del në telefon për të komunikuar me avokatin e tij Alexandros Papaioannidis. Ai nuk i pranon vizitorët dhe tani është në pritje të informacionit të ri nga Policia për të hyrë në dosjen e rastit. Dy raportet që kanë të bëjnë me lëvizjen e llogarive bankare nga heqja e sekretit bankar dhe rezultatet nga kamera që iu dërguan kompanisë prodhuese në Kinë për të marrë pamjet video.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...