Vjedhja e 173 milion lekeve ne nentor ne Sarande, zbulohet dosja e prokurorise. Nje nga autoret kerkon … (Video)

- Advertisement -

[9:32 AM, 4/28/2022] Shpresa KLAB: Gjykata e Sarandes, ne seancen e drejtuar nga Fatmir Ndreu, nuk ka pranuar para pak ditesh kerkesen e 38-vjecarit Bekdash Cukalla, i njohur si “Bushi” per te lene qelite e paraburgimit ku ndodhet prej 29 dhjetorit si i dyshuar per vjedhjen ne bashkepunim te rreth 173 milione lekeve ne Supermarket “Halo” ne Sarande ne 11 dhjetor 2021. Cukalla, pronari i nje firme kamerash sigurie, te njejtes qe kishte montuar kamera e Supermaketit, akuzohet se bashkepunoi ne vjedhje me Edmond Duzhen, nje 41-vjecar, banues ne Laç, i denuar me pare ne Itali per “vjedhje” dhe “sulm ndaj policise”. Edhe ky i fundit ka bere kerkese per zevendesim mase sigurimi, e cila eshte hedhur ne short ne 27 prill duke i’u caktuar Gjyqtarit Fatmir Ndreu dhe pritet te shqyrtohet ne ditet ne vijim. Sipas dosjes se prokurorise, hetimet e se ciles po kryhen nga Prokurori Ilir Hoxha, ne vjedhje moren pjese 3 persona, te cilet edhe pse bashke me parate moren edhe dy pajisje rregjistrimit kamerash, jane filmuar në orën 01:30:40, të datës 11.12.2021, nga disa kamera te tjera në ambjentet e katit të dytë të këtij subjekti teksa hyjne nga një dritare. Me pas nje tjeter filmim me rendesi eshte ai në orën 02:52:36, të datës 11.12.2021, ku shfaqen po këta shtetas dhe në duar mbajnë dy aparatura te llojit “DVR” si dhe dy çanta me rripa. Pikerisht ne canta mendohet se ndodhet shuma 155’000’000 Lekë te vjetra, 14’000 Euro dhe 1’000 Dollarë.

Futja ne garazh tradhetoi autoret

Policia ndoqi kamerat e vendosura nga Bashkia Sarande ne pika te ndryshme te qytetit dhe arriti te siguroje pamjet filmike të kamerave të cilat ndodhen në kryqëzimin e rrugës “Adem Sheme” me rrugën “Gjergj Araniti”, ku dallohet se në orën 01:11:16, të datës 11.12.2021, pra 19 minuta para vjedhjes, nga garazhi i pallatit të shtetasit M. Gjiçali, dalin tre shtetas me karakteristikat si ata të fiksuar nga kamerat e njësisë “Market – vëllezërit Halo” dhe marrin rrugën “Adem Sheme”, në drejtim të rrugës “Musa Demi”. Më pas, po këta shtetas në orën 03:11:34, të datës 11.12.2021, shfaqen duke ardhur nga poshtë rrugës “Adem Sheme” dhe futen përsëri në garazhin e këtij pallati. Dallohet qartazi se ata janë me të njëjtat veshje si dhe me dy çanta në krah. Në vazhdim të këqyrjes të kësaj kamere, në orën 05:58:59, të datës 11.12.2021, nga garazhi i këtij pallati del një automjet me portobagazh me ngjyrë të errët. Janë këqyrur pamjet filmike të Bashkisë Sarandë të cilat ndodhen të vendosura tek rreth-rrotullimi i rrugës së pestë ku në datë 10.12.2021, në orën 16:52, nga kamera e cila është e pajisur me lexues targa, është bërë i mundur të përcaktohet automjeti i dyshuar dhe targa e tij. Automjeti është i markës “Citroen – C5”, me targë “AA 465 VZ” ne pronesi te Edmond Duzhes. Nga këqyrja në vijimësi të këtyre pamjeve rezulton se në orën 19:18, të datës 10.12.2021, shfaqet një automjet i markës “Audi – A4”, me targa “AA 060 UJ”, me pronar shtetasin Bekdash Cukla dhe pasi parkon disa metra më lart hyrjes së garazhit, zbret nga makina dhe shkon në drejtim të hyrjes së garazhit dhe qëndron në këmbë aty. Rreth 20 sekonda më vonë shfaqet automjeti i markës “Citroen – C5”, me targë “AA 465 VZ”, i cili afrohet në hyrje të garazhit. Nga pamjet duket që shtetasi Bekdash Cukalla komunikon me shtetasin ose shtetasit që ndodhen në automjetin e markës “Citroen – C5”, me targë “AA 465 VZ”, duke i orientuar se ku duhet të hynin dhe në të njëjtin moment hyjnë së bashku në garazhin e pallatit.

“Bushi” dyshohet fshiu kamerat e garazhit

Në dinamikë të kryerjes së veprimeve hetimore, është shkuar në garazhin e pallatit të shtetasit M. Gjiçali, ku është konstatuar se ky garazh kishte kamera sigurie si dhe një numër telefoni. Pasi është komunikuar me k…
[9:38 AM, 4/28/2022] Shpresa KLAB: Për kalim të paligjshshëm të kufirit penalizohet fieraku

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin me inicialet H. B., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...