Veprimtari në bashkinë e Finiqit me rastin e 201 vjetorit të Pavarësisë së Greqisë

- Advertisement -

Në Qendrën Kulturore “ Katina Papa” në Livadhja, bashkia Finiq përmes disa veprimtarive është përkujtuar sot 201 vjetori i Pavarësisë së Greqisë.
Përveç banorëve dhe punonjës të bashkisë merrnin pjesë edhe deputetët Anila Denaj e Niko Kuri, Kryetari i Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Dhimitër Saharidhis, drejtues të Partisë Socialiste të zonës etj. Në postimin e saj në Fb, deputetja Anila Denaj shkruan:Finiq
-Ndamë disa momente të veçanta në qendrën kulturore “Katina Papa” në Livadhja me rastin e 201 vjetorit të pavarësisë së Greqisë.
Së bashku me kolegun Niko Kuri, Kryetarin e Bashkisë Finiq, Kristaq Kiço, Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër Dhimitër Saharidhis, drejtues të Partisë Socialiste të zonave të qarkut, si dhe zyrtarë të tjerë lokalë.
Dy vendet tona ndajnë ura të miqësisë, ku padyshim minoriteti grek dhe emigrantët shqiptarë janë kontribuesit kryesorë”, shkruan deputetja Anila Denaj

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...