Vendimi i Gjykatës për plagosjen e shokut me pistoletë më 13 gushtit në Ksamil

- Advertisement -

Plagosja me pistoletë e 27-vjecarit Tauland Beqiri në 13 gusht në Ksamil, tashmë nuk ka asnjë person në qeli. 28-vjecari Edison Vyzaj dhe 24-vjecari nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana janë lënë të lirë me vendim të Gjyqtarit Fatmir Ndreu. Prokurori Ilir Hoxha deklaroi se ekzistojnë kushtet për zbutjen e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim duke pranuar masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të kërkuar për shtetasin Makawitage Perera si dhe duke e lënë vendimmarrjen finale për të dyshuarin tjetër Edison Vyzaj në vlerësim të Gjykatës. Por gjyqtari Fatmir Ndreu në përfundim të seancës ka vendosur lirimin nga qelia e  dy të dyshuarve, duke u dhënë masën e sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dy herë në muaj, ditën e martë të javës së parë dhe të tretë”. Sipas policisë “arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes”. Sipas dosjes hetimore, Edison Vyzaj tregon se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Autori i plagosjes, Edison Vyzaj ka treguar përpara hetuesve të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ai ka dashur t’i heqë pistoletën nga dora Tauland Beqirajt dhe gjatë tentativës, arma është shkrepur padashje.
Ndërkohë zbutje të masës se sigurimit nga “Arrest në shtëpi”në një masë më të lehtë ka kërkuar edhe Tauland Beqiri, që pritet të shqyrtohet nga Gjykata.
Janë ndryshuar veprat penale, nga “plagosje e rëndë me dashje” në “plagosje e lehtë nga pakujdesia”. Ka rënë vepra penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” për një sasi të vogël droge të gjetur në dhomë, pasi të dyshuarit kanë rezultuar përdorues dhe sasia shumë e vogël, 1.5 gram. Ka rënë edhe vepra “moskallëzim krimi”. Ka mbetur ndërkohë vepra “mbajtje pa leje e armëve luftarake” për Edison Vyzajn.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...