VASIL LLAJO, MJEKU QE KA GDHENDUR PERSONALITETIN E VET JO VETEM SI MJEK I AFTE POR EDHE SI NJERI HUMAN

- Advertisement -

Të jesh bashkëqyetar me doktor Vasil Llajo, është krenari pasi ai për shumë vite në profesionin  e mjekut ka bërë emër dhe ka gdhendur personalitetin e vet, jo vetëm si mjek i aftë, po edhe si njeri human, që për çdo rast është në shërbim të qytetarëve  në nevojë.

Vasil Llajo, u lind në qytetin e Sarandës në një familje punëtorësh, ku i ati ishte ai marangozi duarartë dhe e tërë familje e tij rrezatonte mirësi dhe dinjitet përmes përkushtimit dhe punës së ndershme.

U rrit në mjedisin e këtij qyteti dhe u mbrujt me dashurinë për njerëzit. I deshi dhe e deshën pasi Vasili iu përkushtua një jetë  qytetarëve, familjes dhe shoqërisë.

E nisi profesionin e mjekut në zonat e largëta të Sarandës, në Markat e Janjar, ku shtegëtoi në tërë atë zonë të thellë, pa përtuar, ditën e natën në roje të shëndetit të njerëzve. Po Vasili nuk mbeti një mjek i zakonshëm fshati.

Ai kishte synime të mëdha, që i bëri realitet me vullnet pa u tërhequr edhe përballë vështirësive monetare pas viteve ‘90.

Në një intervistë realizuar nga gazetarja Shpresa Dine doktori Vasil Llajo na flet për jetën e tij si mjek, kryesisht për synimet e tij, tashmë realitet, “INTERMEDICA” laboratorët të shpërndara në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...