U zhvillua Maratona Kombëtare e Notit “Idriz Muço”, (Video)

- Advertisement -

Ditën e shtunë në një atmosferë dhe mjedis festiv sportiv, të bukur dhe të përshtatshëm për evente të tilla të Tomor Sulos, i cili e ofroi me kënaqësi për aktivitetin, “Maratona Kombëtare e Notit”, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit, Federata shqiptare e Notit dhe Bashkia Sarandë. Maratona Kombëtare e Notit “Idriz Muço”u zhvillua me të gjitha grup moshat nga 9-15 vjeç dhe veteranët e notit deri në 80 vjeç nga e gjithë Shqipëria.

Për të nderuar këtë fgurë të notit shqiptar, kishin ardhur miq, shok, të afërm të rinj dhe të reja, notarë të klubeve sportive të Vlorës, Shkodrës, Tiranës, Durrësit si dhe të “Butrintit”.

Vlen të theksohet se për të marrë pjesë në maratonë kishin ardhur – ish notare jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Amerika, Italia e Greqia.

Takimin e hapi Shefi i Klubit shumësportesh të “Butrintit” z. Fuat Karalliu, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi ata për gatishmërinë që treguan për të qënë prezent në këtë event sportiv, i pari për nga lloji për Sarandën pasi maratona e sivjetshme e notit ishte e cilësuar. Më pas pjesëmarrësit e maratonës u bënë gati për të garuar sipas moshave në distancat 1 km, 2 – 4 km dhe veteranët në një distancë 1 km.Në maratonën për të rinj në distancën 1 km, u zhvillua një garë jazhtëzakonisht e bukur me një rivalitet shumë të madh të dy notareve fantastike të klubit të “Vllaznisë”. Edhe në distancat e tjera pati një rivalitet të dukshëm të notarëve të rinj.Në maratonën e veteranëve spikatën veteranët 80 vjeçarë Sulejman Poda, Skënder Barjami dhe vlonjati Ilirjan Kreshpa. Në këtë maratonë notoi dhe mbesa e Idriz Muços, e cila tha se e kishte për nder që noton për maratonën që mban emrin e gjyshit të saj, “Idriz Muço” dhe se do t’i ngjante gjyshit. Pas garimit, po në mjedisin e bukur të Tomorr Sulos, u ndanë trofetë, për fituesit.

Më pas pjesëmarrësit shkuan në lokalin “Xhamajka”, për të realizuar pjesën e dytë të aktivitetit. Një kontribut të çmuar për realizimin me sukses të këtij eventi sportiv dha Kryetari i Bashkisë Sarandë z. Adrian Gurma, Shefi i Klubit shumsportesh “Butrinti” Fuat Karalliu, Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Veteranëve të notit z Sadik Mema,  Presidenti i Federatës Shqiptare të notit z.  Agim Çiraku, Tomor dhe Dritan Sulo, familja e Idriz Muços, dhe në veçanti djali i tij Elsid Muço.

 

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...