U zhvillua Kampionati i Shahut mes shkollave 9-vjeçare të Sarandës.

U zhvillua Kampionati i Shahut mes shkollave 9-vjeçare të Sarandës.
Në sallën e shahut të klubit “Butrinti” u zhvillua kampionati i përvitshëm në shah, ndërmjet shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Sarandë. Ky eveniment në shah shquhet për rivalitet shumë të madh ndërmjet shahistëve të grup moshave të ndryshme, pasi një pjesë e tyre kanë marë pjesë dhe nëpër kampionate lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe janë pjestarë të ekipit të shahut “Butrinti”. Vendi i parë u nda mes dy shahistëve të mirënjohur Eklea Omeri e Kelvin Kosta.
Për pjesëmarrësit u dhanë çertifikata pjesëmarrjeje dhe Medalje e Kupa për më të spikaturit. Vlen të theksohet dhe pjesmarja e një numuri të konsiderushëm vajza shahiste.
Surpriza e kampionatit të sivjetëm ishte pjesëmarrja e shahisti 6 vjeçar nga Ukraina Demion Kandidatoll. Takimet e shahistëve të vegjël u ndoqën nga afër nga prindër, N/kryetari i Bashkisë z. Romeo Çakuli, Përfaqësuesi i Federatës së shahut, z. Kujtim Sejdini, Shefi i Klubit “Butrinti” z. Fuat Karalliu, trajnerët e shquar si Lime Mihasi, Dhimitër Dhame etj.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...