U PREHSH NE PAQE BASHKEQYTETARI E MIKU YNE, SPIRO GJICALI

- Advertisement -
Largimi i parakohshëm i Spiro Gjicalit nga kjo jetë është pikëlluese për bashkëqytetarët tanë. Njëherësh është e rëndë e pikëlluese edhe për shokët e miqtë e tij të Komitetit të Veteranëve. “Spiro Gjicali lindi 80 vite më parë në fshatin Pilur. Në vitin 1951 familja e tij u transferua në Sarandë. U rrit Spirua në një familje të thjeshtë, me respekt dhe reputacion në komunitet.
Ai ishte njeri social, komunitar. Kudo ku ka punuar ka lënë një emër shumë të mirë. Për vite me rradhë ka drejtuar Shoqatën e Invalidëve, ndërsa ishte i zgjedhur anëtar kryesie në Komitetin e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare.
Kudo ku punoi Spiro Gjicali ka qenë me respekt për punën dhe shumë i përkushtuar. Me humbjen e tij ne humbëm një mik, humbëm një shok me vlera të shprehura qytetare. U prehsh në paqe, shoku dhe miku ynë.
Ngushëllime familjes, shprehet Kryetarja e Kryesisë së Komitetit të Veteranëve Sarandë, Neriman Gjivogli. Stafi i Sarandalive shpreh për familjen e fisin Gjicali ngushëllimet më të thella dhe bashkohet me dhembjen e saj të madhe.
Kameramani Vladimir Kodhelaj, në arkivin e tij ndërsa ka të ruajtura takime të veteranëve e bashkë me ta edhe Spiro Gjicalin ka njëherazi edhe momente ku miku dhe njeriu me vlera Spiro Gjicali këndon me pasion edhe këngë popullore, për të mbetur i gjallë në kujtesën e familjarëve, miqve dhe shokëve të tij.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...