U përkujtua sot në Sarandë 78- vjetori i Çlirimit të Atdheut (Video)

- Advertisement -

Pas festimeve të 110 – vjetorit të Pavarësisë ditën e së hënës u përkujtua sot Dita e Çlirimit të Shqipërisë në ceremoninë e zhvilluar në Vorrezat e Dëshmorëve.
Ceremonia e festimeve të 78-vjetorit të Çlirimit të Atdheut bëri bashkë personalitete të zonës për të nderuar kujtimin e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e vendit nga pushtuesi.
Kryebashkiaku Adrian Gurma, pasardhës veteranësh por edhe qytetarë të shumtë vendosën kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve.
Gjatë ceremonisë u shpreh respekti dhe mirënjohja për partizanët e Sarandës që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit. Të pranishmit i pëshëndeti Kryetarja e Komitetit të veteravëve znj. Neriman Gjivogli.  Më pas të pranishmit kaluan në revistë nderi të rënët në luftë kundër pushtuesve nazi – fashistë,  që prehen në vorezat e dëshmorëve dhe kaluan disa çaste në dhomën muze.

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...