U përcoll për në banesën e fundit këngëtari delvinjot Stefan Babuli

- Advertisement -

Mbasditen e sotme në orën 17 u përcoll për në banesën e fundit në prani të familjarëve, shokëve dhe miqve të shumtë të tij Stefan Babuli, një nga këngëtarët e shquar delvinjot të muzikës së lehtë shqiptare.

Stefani lindi në Delvinë në vitin 1961 dhe u arsimua në shkollat e këtij qyteti.Jeta e gjallë kulturore dhe artistike në qytet e përfshiu dhe Stefanin në gjirin e vet duke u shfaqur menjërë si një djalë i talentuar si këngëtarnë fillim në shkollën e mesme “10 Korriku” dhe më pas në ndërmarjen e NRSH Delvinë.Stefani është aktivizuar në të gjitha Anketat muzikore, koncerte të ndryshme që organizonte shtëpia e kulturës Delvinë si dhe në sazet popullore të qytetit.Ai dallohej për një vokal të ëmbël, interpretim të sakt, pa stornaturë. Interpretimi i tij gjithmonë pritej me duartrokitje nga artdashësit delvinjot.

Stefani këndoi dhe mjaft duete të bukura përkrah këngëtarëve të shquar delvinjot si Vilson Gaçi, Panajot Diamanti, Mimoza Pupuri, Nesti Ymeri etje. Sarandalife.al i shpreh familjes së të ndjerit ngushellimet më të sinqerta.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...