U ndalua i kërkuar për operacionin “Volloderi”, Gjykata e le të lirë

- Advertisement -

Eshtë liruar nga Gjykata e Vlorës Klodian Omeri nga Saranda, i cili u ndalua një ditë më parē si person i shpallur në kërkim gjatë Operacionit “Volloderi” të zhvilluar në 26 janar të këtij viti ku në një objekt në vendin e quajtur Volloder, pranë fshatit Gjashtë. Sarandë u gjetën dhe sekuestruan 100 bimë narkotike “cannabis sativa”, një sasi droge dhe 50 llampa që shërbenin për kultivimin në mjedis të brendshëm të bimës narkotike. Për ngjarjen në fjalë u arrestuan dy punonjës të OSHEE që u lanë të lirë nga Gjykata pas tri ditësh, ndërkohë që u shpallën në kërkim pronari i objektit Klodian Omeri dhe Klajdi Miziri, që e kishte marrë atë me qera. Dje në komunikatën zyrtare, Drejtoria e Policisë Vlorë publikoi se kishte kapur të kërkuarin Omeri pasi kishte zbuluar vendndodhjen e tij, por familjarët hodhën poshtë këtë duke deklaruar se ai ishte vetëdorëzuar. Sot mësohet se Omeri është lënē i lirë nga Gjykata e Vlorës, pasi Prokuroria e këtij qyteti po heton dosjen se vendi i quajtur Volloder për shkak të ndarjes territoriale i takon Bashkisë Himarë edhe pse është vetëm 15 min larg qendrës së Sarandës.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...