- Advertisement -
Pas konstatimit duke verifikuar atë dokumentacion që kish pronari Damian Xhemali, për platformën të hedhur në det mëngjesin e së dielës, në datën 13 shkurt, është pa leje, sot Inuv dhe policia bashkiake Sarandë e hoqën platformën nga deti. Platforma u lidh me litar dhe u tërhoq nga një skaf privat i gjetur nga vetë pronarët dhe e larguan nga vendi ku ishte hedhur. Platforma ishte në formë katrore dhe me përmasa të mëdha e ndërtuar me bova lëvizëse, ishte hedhur në det, përballë plazhit Rinia.
