Tronditje në Mecovë: Prej tri ditësh jetonte në shtëpi me vajzën e vdekur

- Advertisement -

Një tragjedi familjare ka dalë në dritë nga ndërhyrja e Policisë mbrëmjen e së dielës (14/11) në një shtëpi në  Mecovë, ku një 61-vjeçare u gjet e pajetë pranë nënës së saj të moshuar , e cila prej tri ditësh nuk kishte njoftuar askënd për humbjen e vajzës së saj. Policia ka mbërritur në shtëpi, pas komunikimit telefonik të djalit të familjes me fqinjët, pasi ndodhet jashtë vendit dhe ka tentuar më kot prej 2 ditësh të komunikojë me dy femrat, siç raporton APE-MPE.
Nekropsia pritet të zbardhë vdekjen e 61-vjeçares, ndërsa  nëna e saj 92-vjeçare, e cila përballet me një problem shëndetësor, është transportuar në spital me autoambulancë .

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...