“Transportuesit”Katër të arrestuar në Sarandë për trafik droge, sekuestrohen 9 kg kanabis

- Advertisement -

Policia e Sarandës ka arrestuar 4 persona për trafik droge dhe ka sekuestruar 9 kg kanabis, gati për t’u trafikuar nga kufiri i gjelbër në Konispol. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Dritan Delishi, 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;
-Litavit Laçi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;
-Ylli Daci, 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;
-Flori Bardhi, 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë. Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve Litavit Laci dhe Flori Bardhi gjatë tentativës për ta transportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Dritan Delishi ka qenë i arrestuar edhe në 2013 nga policia e Sarandës bashkë me 7 persona të tjerë të dyshuar se kishin trafikuar një sasi droge që ishte kapur në. Greqi, por nuk ju provuan akuzat njëherësh Dritan Delishi ka qenë i dënuar edhe në 2016 në Sarandë“ për “kalim të paligjshëm të kufirit”

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...