Shoqata Jona ka zhvilluar ditën e djeshme një trajnim për median lokale të Sarandës për të diskutuar lidhur me raportimin mediatik për temën e dhunës në familje.
Të pranishmit kanë diskutuar lidhur me këtë temë, ku sidomos këtë javë një ndër lajmet më tronditëse ka qenë dhe shfrytëzimi seksual dhe përdhunimi i të miturës 13 vjeçare.
“Edhe pse ditë e dielë , ishte një ditë aktive dhe produktive për disa përfaqësues të medias lokale, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren me raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës.
Tema e trajnimit: “Dhuna në familje, raportimi nga media dhe efekti në komunitet”!
Trajnues, psikologu klinik M.A, Bledar Zeneli.”, informon Shoqata Jona pas këtij trajnimi.
U trajtuan çështje të raportimit , kodet gjinore dhe përfaqësimet seksiste në reklama, mitet e dhunës etj .
Gjatë trajnimit u evidentuan raste të mira të raportimit, sygjerime për etikën e raportimit dhe disa këshilla për raportim të saktë dhe pa pasoja të mëtejshme.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit të mbështetur nga AWEN-Albanian Women Empowerment Network & Qeveria Suedeze.
/sarandalife.al/

