Trafikonte drogë në bashkëpunim me grekun 60-vjeçar, arrestohet në kufi me Greqinë i riu shqiptar me sasinë rekord të kanabisit

Rreth 375 kilogramë marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar në një operacion policor të autoriteteve helene në vendin e quajtur Miliotadho në Zagorin lindor, Janinë.
Një furgon që vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar dhe në të janë gjetur dhe sekuestruar 85 pako që përmbanin 374 kg 850 gramë marijuanë, ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar shqiptar.
Raportohet se mjeti rezulton i vjedhur në Athinë në korrik të vitit 2020, ndërsa gjatë kontrolleve në zonë, në vendin e quajtur Anthrakiti, është ndaluar një automjet dhe është arrestuar drejtuesi grek 60 vjeçar i cili shërbente me mjetin e tij për kontrollin e zonës.
Sakaq, përveç drogës, janë konfiskuar edhe pesë aparate celularë, një shumë parash dhe automjetet e mësipërme ndërsa të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Janinës.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...