Tjetër sukses i shahistëve të Akademisë së Shahut “Butrinti” Sarandë në gjysëm – finalet e K.K të Shahut

- Advertisement -

Tjetër sukses i shahistëve të Akademisë së Shahut “Butrinti” Sarandë në gjysëm – finalet e Kampionatit Kombëtar të Shahut që u zhvillua në Tiranë nga datat 30 Prill deri më 6 Maj 2022. Eklea Omeri në mes të 72 shahistëve më të mirë shqiptarë nga të gjitha moshat grumbulloi 6 pikë në 9 raunde, duke u renditur kështu në 10 shahistët më të mirë dhe duke çuar koeficientin Elo në 1700.Po ashtu Kelvin Kosta me 5 pikë në 9 raunde, duke e çuar koeficientin Elo në 1718.Shahisti i ekipit tonë, Zino Veleshnja u rendit i pari me 7.5 pikë në 9 raunde dhe do të përfaqësojë “Butrintin” në finalet e Kampionatit Kombëtar të Shahut në Tiranë në datat 27 Qershor deri në 3 Korrik 2022.

16 është numri i shahistëve të rinj të Akademisë sonë, nga këta 11 djem dhe 5 vajza, të cilët stërviten 3 herë në javë secili sipas grupeve nga mua si trainer.
Së fundi pjesë e Akademisë sonë është bërë dhe Demian Kandidatov, 6 vjeçari nga Ukraina, i cili vjen nga Akademia e Kievit me rreth 2 vite stërvitje.

Unë si trainer ju uroj suksese në aktivitet e ardhshme kombëtare dhe ndërkombëtare, “ shkruan në statusin e tij traineri i shahut të Butrintit, Lime Mihasi.

]

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...