Times: Vritet “fantazma” e Kievit që rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë

- Advertisement -

Snajperisti 29-vjeçar Stepan Tarabalka, i njohur edhe si “fantazma” e Kievit që rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë, nuk jeton më pasi ra në krye të detyrës duke pilotuar një MIG-29. Edhe pse vdekja e tij ka ndodhur më 19 mars, vetëm pasditen e sotme forcat ukrainase konfirmuan lajmin, raporton Times. Qytetarët ukrainas duken të shkatërruar nga humbja e pilotit përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, duke shkruar për humbjen e “këtij asi të Forcave Ajrore, i cili sundonte qiejt mbi kryeqytetin dhe ishte kthyer në një makth për rusët”, ndërsa i thanë lamtumirën me pikëllim.“Engjëlli mbrojtës” i tyre, siç e quanin. Për Ukrainën, komandanti konsiderohet një hero lufte dhe në ditën e parë të pushtimit thuhet se ka rrëzuar gjashtë avionë rusë. Më pas ai dyshohet se qëlloi 36 të tjerë. Prindërit, gruaja dhe djali i tij i vogël janë të shkatërruar. “Në qiell, Stepan nuk do të luftojë më armikun, ai do të presë vetëm fitoren e ukrainasve”, thonë miqtë e tij në Facebook.Përkrenarja dhe syzet e tij pritet të shiten në ankand në Londër dhe ai u nderua pas vdekjes me medaljen më të lartë të vendit për trimërinë në betejë. 29-vjeçari ka lindur në një familje të klasës punëtore në fshatin Korolivka në Ukrainën perëndimore. Ai studioi në Universitetin Kombëtar të Forcave Ajrore në Kharkov, duke lënë pas gruan e tij Olenia dhe djalin tetë-vjeçar Yarik. Nëna e tij, Nahtalia, tha se ai i shikonte MiG-të të fluturonin mbi shtëpitë e tyre dhe gjithmonë ëndërronte të bëhej pilot i forcave ajrore.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...