Të shkosh në Itali me 20 euro, si dhe pse?

- Advertisement -

Shtimi i konkurrencës në aeroportin e Rinasit pas hyrjes së kompanive low cost dhe zgjerimit të destinacioneve ka çuar në rënien e çmimeve të biletave.

Drejt qyteteve italiane mund të udhëtohet sot me 20 euro në një drejtim, në qytetet gjermane nga 15-30 euro, ndërsa dhe në destinacione të largëta, nëse prenoton herët në kohë, biletat luhaten nga 60-100 euro në një drejtim. P.sh në Abu Dhabi, biletat variojnë nga 30 në 80 euro në një drejtim, në varësi të sezonit dhe datave ku prenoton.

Për krahasimin e çmimeve të biletave në destinacione të ndryshme janë marrë datat rreth fundit të dhjetorit, (23-28), kur biletat janë përgjithësisht më shtrenjtë për shkak të lëvizjeve të shtuara të sezonit të festave dhe shkurtin (rreth datave 19-24), kur biletat janë përgjithësisht më të lira, raporton monitor.

Për në Milano, në datat 25-28 dhjetor, bileta vajtje-ardhje kushton 60 euro, me Wiiz Air. Në shkurt, kur fluksi i lëvizjeve është më i ulët, çmimet ulen në 20 euro vajtje dhe 20 kthim.

Roma është pak më e shtrenjtë se Milano me Wizz Air, pasi dhe udhëtimet nuk janë të përditshme. Për në kryeqytetin italian, vajtja në 23 dhjetor kushton 28 euro, por kthimi është më i shtrenjtë në 145 euro. Në shkurt, biletat luhaten në rreth 70-120 euro vajtje-ardhje.

Me Air Albania, nga Tirana në Romë në 24 dhjetor bileta kushton 50 euro dhe kthimi në 29 dhjetor është 99 euro. Në shkurt, po me Air Albania, kryeqyteti italian është i arritshëm me 39-57 euro në një drejtim.

Nga Tirana në Verona, me Alba Wings, biletat fillojnë nga 50 euro (një drejtim) në dhjetor, ndërsa në shkurt ulen në 40 euro.   /sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...