Të reja nga vëllimi “ Butrinti 7” e profesor Richard Hodges

- Advertisement -

-Ligjërata e mbrëmshme e prof. Richard Hodges ishte një përshkrim sa akademik aq edhe pasionant në terrenin ku të çon arkeologjia, historia, arti. Sidomos për studentët e pranishëm ai përcolli një përvojë paraardhësish që frymëzon, të largët e të afërt, nga Luigi Maria Ugolini te Selim Islami, Dhimosten Budina, Neritan Ceka, Ilir Gjipali, Kosta Lako etj., një përvojë që shtrihet në vitet 1928-2015.Ai tregoi për udhëtimin e tij të parë në Shqipëri më 1993, dhe për lidhjen e ngushtë shpirtërore që krijoi me qytetërimin e pandërprerë të Butrintit.
Prof.Hodges prezantoi vëllimin “Butrint 7” i përgatitur nga ai dhe David Hernandez. Këtu përfshihen raporte të pabotuara arkeologjike italiane dhe shqiptare dhe studime të reja arkeologjike nga puna e fundit në terren, që hedhin dritë të re mbi arkeologjinë dhe historinë e luginës së lumit Pavllas, fushës aluviale mesdhetare në territorin e Butrintit, Buthrotumi antik, në Shqipërinë jugperëndimore.Për herë të parë vihen në fokus dy vende të rëndësishme, Kalivo dhe Çuka e Aitoit, të cilat këtu janë riinterpretuar dhe tregohet se kanë luajtur një rol të madh në historinë e hershme të Butrintit, pas zhvillimit në mijëvjeçarin e parë para Krishtit kur Butrinti shfaqet si qyteti kryesor i Kaonisë në Epir.
“Butrinti 7” paraqet gjithashtu raportin e plotë të gërmimeve të epokës së bronzit të vonë dhe vendndodhjes së fortifikuar helenistike të Mursit, përveç studimeve dhe gërmimeve të tjera të Fondacionit të Butrintit në brendësi të Butrintit. Vëllimi bën një rivlerësim gjithëpërfshirës të luginës së lumit Pavllas në lidhje me Butrintin, nga paleoliti në epokën moderne, duke shqyrtuar sesi territori, mjedisi dhe ujërat riformësuan Butrintin dhe korridorin e tij lumor në mënyrë diakronike dhe sollën veçanërisht ndryshime të thella territoriale, ekonomike dhe sociale nën Perandorinë Romake, bëhet me dije nga Akademia e Studimeve Albanologjike publikuar në faqen e Parkut Kombëtar të Butrintit

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...