Sot u hodh shtresa e parë e asfaltit tek rruga Lëkurës – Kanali i Çukës. Mesi i majit…(Video)

- Advertisement -

Në janar të 2021 nisën punimet për ndërtimin e një rruge të re në qytetin e Sarandës, të rrugës Lëkurës – Kanali i Çukës me një gjatësi rreth 2425 m.

 

Prej kohësh kjo rrugë ishte kthyer në kërkesë emergjente për banorët e zonës mbi nënstacionin e vjetër elektrik të qytetit, duke ditur se këtu janë ndërtuar edhe disa hotele. Ajo fillon tek nënstacioni i vjetër elektrik dhe përfundon te takimi me rrugën Sarandë-Butrint, tek Kanali i Çukës. Territori është mjaft mirë i ekspozuar ndaj diellit dhe veçoritë klimaterike që shfaq kjo zonë janë të përshtatshme e të shfrytëzueshme, për trajtimin e objekteve me karakter banimi dhe shërbimi. Rruga e re do të krijojë mundësi lehtësuese për një shërbim publik bashkëkohor dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që do të hyjnë në qytet. Gjatë gjithë kësaj kohe që nga nisja e punimeve vihet re se ato kanë avancuar tepër për të thënë se është afër përfundimit. Sot ka nisur hedhja e shtresës së parë të asfaltit. Operatori Vladimir Kodheli u ndodh në momentin e këtij procesi në këtë rrugë dhe sjell për sarandalife.al pamje nga puna që është duke u kryer konkretisht. Kjo rrugë është tashmë e kompletuar me të gjitha punët sipas projektit. Me kanalizimet e ujrave të badha, atyre të zeza dhe të ujit të pijshëm. Mendohet nga mesi i muajit maj të nisë të funksionojë. Sot shtrohet shtresa e parë e asfaltit, tha inxhinieri i zbatimit të projektit, Shemsi Gashi.  

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...