Sot 25 prilli i …Nga Sofo Mekshi( Video)

- Advertisement -
o
Në raste festash apo përvjetoresh,të parët që “zbresin” në tavolinat e bisedës,janë kujtimet,janë protagonistet e atyre kujtimeve,te cilat,për studjuesin P.Xhaferi,vijnë qysh prej fillimshekujve të paskrishtit(pas erës se re)
Ishte sot Dita e krijimit të Armes së Kufirit. Me krijimin e shteteve,u krijua edhe ky shërbim për te ruajtur intergritetin e vëndit.
Me nismën e Shqatës së ish Ushtarakëve,sot në Sarandë,u përkujtua me nderime ajo ditë që shënjoi krijimin e Armës së Kufirit Shtetëror të Shqiperis. Jo më kot kjo festë u ndal në Sarande.
Kufiri i këtij ish Rrethi, është ndoshta nga më të gjatët në shkallë vëndi,prandaj me të drejtë kryebashkiaku Gurma, ndali të thoshte se të gjithë në Sarande ishin kufitarë.
Disa breza kufitare u mblodhën nga i gjithë vendi. Petro Dhroso nga Kolonja,Hamdi Hoxha nga Mallakastra, të vjeter si Bilbil Resuli e Asim Canaj, por edhe të rinj si Zaim Bedaj.
Duke ndjekur biseden me dy zonja të ulura rastësisht pranë meje, mësova gjëra e fakte interesante.Mahmude Hoxha nuk i ndahej Katerina Miçit nga Livadhjaja.
Më thon se kanë 40 vjet pa u parë me njëra tjetren. Tranzicioni na hodhi andej e këtej,ndaj falenderoj organizatoret, Sybi Hida me shokë që na mblodhën bashkë.
Per një çast Mahmudeja foli disa fjalë greqisht dhe unë shpreha habi. Por ajo e shoi habinë time duke me treguar se Katerina, edhe ajo me burrin kufitar i kishte mesuar rreth 500 fjalë greqisht per t’u marr vesh me fshatarët e Zminecit.
Por kujtimi më i bukur i saj ështe lindja e një femije aty në Zminec dhe kumbari i tij u bë ish komandanti i Kufirit, i ndjeri Ferit Zeneli. Meqënse ishim në prag të ditës së Çlirimit,ia vendosi emrin Ilir. Dhe Iliri ,tashmë goxha burre, ishte në festë, dhe më aktivi në bërjen e fotove të aktivitetit.
Një fakt shumë interesant ky. Të gjithë fëmijtë e Mahmudese kanë lindur kufijve të Atdheut. Më ngacmon ky fakt të kujtoj se edhe fëmijte e N.Kaçupit,kanë për vendlindje qytete të ndryshme..Në se do të mësosh profesionet e prindërve,lexo më parë vendlindjet e femijve.
Pjesë e ceremonisë përkujtimore të Ditës së Kufirit,ishte vlerësimi për të rënët gjat viteve të shërbimit,si edhe për ish kufitarët dhe kuadrot e këtij shërbimi. E nderuan këtë festë, edhe Prefekti i Qarkut Vlore z.Flamur Mamaj, deputetja e Sarandes zonja Anila Denaj, dhe nënprefektet z.Agron Kohila dhe Mirosh Birjani etj.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...