S’ka ndodhur më parë: “ Të njohim Atdheun” gra shqiptare të Selanikut vizitojnë Sarandën(Video)

- Advertisement -

Rreth 90 shqiptare, banore prej shumë vitesh në Selanik pas vizitës në Gjirokastër e mandej në Butrintin Antik e në Ksamil mbasditen e së shtunës erdhën në Sarandë si destinacioni i fundit i kësaj vizite dy ditore.

 

Tematika e ardhjes së tyre, ishte në kuadër të aktiviteteve “ Të njohim Atdheun” na nxiti ta bënim këtë grup grash pjesë të kronikës për Sarandalife. I takuam në hollin e brendshëm të hotel “ Brilanti”, ku ato ishin regjistruar për të kaluar natën.Edhe pse për vizitë të shkurtër, për vetëm dy ditë, shqiptaret e Selanikut e miratuan me shumë dëshirë të bëheshin pjesë e këtij udhëtimi shumë me vlerë na thotë kryetarja e organizatës “Jeta” dega Selanik, shqiptarja nga Tirana, prej vitesh në Greqi, Iris Hajdinaj, e cila së bashku me nënkryetaren e degës, Majlinda Cano, na folën se sa shumë u mungon vendi i tyre.Organizata “Jeta” në Greqi u themelua në mars të vitit 2016 dhe u ligjërua në mars të vitit 2017. Zyrat e saj qendrore ndodhen në rrugën Kapodistriou 38, Athinë, ndërsa ka dhe disa degë ku veçohet dega e Selanikut si më aktivja. Kjo Organizatë, e ligjshme sipas legjislacionit grek, në statutin e saj i referohet gruas, familjes, fëmijëve, shtresave delikate të shoqërisë, emigrantëve dhe njerëzve në nevojë, rolit të tyre në shoqëri dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.Qëllimi i kësaj Organizate është, veç të tjerash, të kthehet në udhërrëfyese për anëtarët e saj në shumë aspekte të jetës. Qëllimi kryesor ka qënë integrimi i gruas shqiptare në shoqërinë vendase me identitet dhe dinjitet.Eshtë krijuar grupi amator i valleve tradicionale shqiptare, ku kanë marrë pjesë rregullisht në aktivitete nga Bashkia e Selanikut.Njëherësh organizata ka pasur ftesë nga Ministria e Diasporës në Prishtinë dhe nga Bashkia e Tiranës në kuadër të aktiviteteve “Të njohim Atdheun”.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...