Si nëpër filma/ Motori që kontrollonte rrugën dhe furgoni i tejmbushur me drogë, 2 të arrestuar në Greqi. Ja ç’thotë Policia

- Advertisement -

Është kapur një sasi e madhe droge në Greqi. Autoritetet e vendit fqinj raportojnë se në rrugën Ionia, pranë Artës, kanë tentuar të ndalojnë një motor që dyshohet se kontrollonte rrugën për një mjet tjetër që do të vinte më pas.

Drejtuesi i motorit, i identifikuar nga mediat si emigrant, ka tentuar t’i shmanget kontrollit, por është kapur dhe arrestuar.
Pas tij, vinte një furgon drejtuesi it ë cilit kishte shtuar shpejtësinë sapo kishte pikasur efektivët dhe më pas, kishte braktisur mjetin duke u larguar me vrap në një zonë bujqësore. Disa orë më vonë policia ka bërë të mundur arrestimin e burrit. Brenda furgonit, janë gjetur 5 çanta që përmbanin 74 kg e 700 gramë marijuanë.
Gjatë hetimit u identifikua një shtetas grek që kishte organizuar transportin, gjithashtu gjatë kontrolleve fizike u sekuestruan edhe 9 celularë, 7 karta SIM dhe para.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...