Sherr me thika, një i plagosur rëndë

- Advertisement -

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Dino Majko, 28-vjeç është plagosur në një lokal pranë shetitores. Ai është qëlluar rreth 5-6 herë me thikë nga një shtetas tjetër për motive të dobëta. Sherri fillimisht nisi jashtë lokalit në shetitore dhe ka precipituar në përdorim të thikës brenda në lokal. I plagosuri u transportua në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Sarandës. Ku pas ndihmës së parë dhe stabilizimit të gjendjes u transportua me ambulancë në spitalin e traumës në Tiranë. Autori i kësaj plagosje të rëndë është identifikuar si Eniveld Aliaj 37 vjeç, banor i Sarandës. Policia menjëherë ka nisur hetimet ndërsa është vënë në kërkim të autorit.Në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Kjo është situata shëndetësore e 29-vjeçarit Dino Majko, i cili u plagos me thikë mbrëmjen e kaluar në Sarandë nga Eniveld Aliaj, 37 vjeç, autori i dyshuar i shpallur në kërkim nga policia. 37-vjeçari Aliaj është me profesion peshkatar dhe njihet si person problematik dhe me rrezikshmëri shoqërore, pasi ka qenë i shoqëruar muajt e fundit edhe për ngjarje të tjera kryesisht zënka.
Zënka mes Majkos dhe Aliajt ka nisur jashtë një lokali në lagjen nr.1 të Sarandës, mbi shëtitoren e qytetit rreth orës 21:50 dhe më pas të dy personat kanë përfunduar duke u konfliktuar brenda tij.
29-vjeçari është goditur disa herë më thikë nga Aliaj në bark, shpinë, gjoks dhe kofshë, por fatmirësisht nuk ka pasur çarje enësh gjaku dhe gjendja e tij është e stabilizuar. Ndërsa autori rezulton një person i njohur për policinë dhe problematik.
Autori i plagosjes

Policia e Sarandës ka ngritur një grup hetimor për krimin, teksa ka shoqëruar disa dëshmitarë për të zbardhur ngjarjen. Deri tani plagosja thuhet se ka ardhur për motive të dobëta.
Postblloqe të shumta janë ngritur në rrugët hyrëse e dalëse të Sarandës dhe shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ka Gjatë natës ka pasur dhe kontrolle banesash në vendet e dyshuara se mund të fshihet autori.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...