Sezoni turistik 2022 më i pastër, Kumbaro: Kemi shtuar buxhetin e bashkive me euro…

- Advertisement -

Ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro, tha sot se qeveria ka buxhetuar me 10 milionë euro më shumë bashkitë e vendit për sektorin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve. Gjatë njoftimit të përfundimeve nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, Kumbari tha se viti turistik për 2022-in di e gjejë vendin tonë më të pastër. Ajo tha se Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka mbyllur planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve, shkruan abcnews.al.
“Ka filluar përgatitja e stacioneve të plazhit që mbyllin kontratat me agjencinë kombëtare të bregdetit dhe bashkitë. Agjencia kombëtare e bregdetit ka mbyllur planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve. Është e para herë që ndodh . Në katër bashkitë që kanë rezultuar më problematike vitin e kaluar, Saranda, Himara, Durrësi dhe Kavaja. Nuk mjaftojnë masat e marra nga qeveria dhe bashkia nëse shoqëria nuk bëhet pjesë e koalicionit për pastërtinë. Të gjitha bashkitë për 2022 kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për zërin e menaxhimit të integruar gtë mbetjeve në total për të gjithë republikën. Ky sezon do të jetë shumë më i pastër dhe shumë më i shëndeteshëm”, tha Kumbaro.
/abcnews.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...