-Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare è Shqipërisë zhvilloi në datat 23 dhe 24 mars në Portin e Sarandës seminarin me temë, “Njohja dhe përdorimi i sistemit bazë të të dhënave për trafikun Detar në Shqipëri”.
Në këtë seminar kanë marrë pjesë të gjitha institucionet shtetërore që kanë lidhje me procesin e lundrimit dhe përpunimit të mjeteve detare në Portin e Sarandës si, Drejtoria e Portit Sarandë Sh. A, Komisariati Policisë Kufitare Sarandë, Kapiteneria Sarandë, Drejtoria Rajonale e Doganës Sarandë, Roja Bregdetare Sarandë, Inspektorati i Shëndetësor vendor, të cilat kanë detyrim ligjor miratimin e dokumentacioneve për hyrje daljet e anijeve tregtare, turistike dhe varkave apo mjeteve lundruese turistike dhe të peshkimit në Port dhe përpunimit të tyre..
Njohja dhe përdorimi i Sistemit bazë të të dhënave për trafikun Detar është një detyrim ligjor i të gjitha institucioneve dhe agjencive e agjentëve detarë që operojnë në industrinë e lundrimit dhe përpunimit Detar.
Ky trajnim është zhvilluar gjithashtu edhe me operatorët dhe agjencitë private të cilat operojnë në Portin e Sarandës me qëllim lehtësimin dhe shpejtimin e marrjes si të lejeve dhe procesit të punës së përditshme për ta.