Selanik: Zjarr në spitalin covid në Papanikolaou, një i djegur

- Advertisement -

Një person është gjetur i vdekur nga zjarri i rënë më herët në godinën e gurtë të spitalit Papanikolaou në Selanik . Sipas informacioneve të para nga Shërbimi Zjarrfikës , personi është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës së Klinikës Pulmonare, në krahun e Covid nga ku ka nisur. Forca të shumta zjarrfikëse me 11 automjete dhe 30 persona ndodhen në vendngjarje.“Një pacient që po trajtohet për koronavirus me siguri i vuri flakën,” tha për Open Diamantis Chloros, drejtor i klinikës së Covid në Papanikolaou. Sipas tij, kjo lëvizje e pacientit nuk është vërejtur dhe kështu zjarri është përhapur me shpejtësi në pallatin trekatësh, ku po trajtohen 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.“Tymi është shumë i dendur dhe për momentin nuk e dimë se çfarë po ndodh me 20 pacientët” , theksoi z. Chloros. Që në momentin e parë, forcat zjarrfikëse kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve dhe personelit mjekësor.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...