Saranda: Prezantim tërheqës në Panairin Kombëtar të Turizmit

- Advertisement -

Bashkia Sarandë ishte pjesë e Panairit “𝗧⭕️𝗨𝗥𝗜𝗦𝗠 & 𝗧𝗥𝗔𝗩𝗘𝗟 𝗦𝗛𝗢𝗪 𝗔𝗟𝗕𝗔𝗡𝗜𝗔 𝟮𝟬𝟮𝟮”, që u zhvillua në datat 🗓️14-15 Tetor 2022 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Saranda ishte krah tri Bashkive të tjera: Përmet, Gjirokastër dhe Berat dhe në një prezantim të grupuar me to, si pjesë e projektit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankës Botërore për promovimin e destinacioneve turistike. Tërhoqi vëmendjen dhe interesimin e të pranishmëve dhe vizitorëve, promovimi i brandit të ri turistik “Saranda Jeto & Dashuro/ “Saranda Live&Love”. Kjo u përcoll përmes fletëpalosjeve dhe broshurave. Stenda u vizitua edhe nga zv. Ministre e Turizmit, znj. Vilma Bello dhe shumë aktorë të Turizmit rajonal dhe ndërkombëtar. Panairi shërbeu edhe për diskutimin rreth strategjive të zhvillimit të Turizmit në terma afatgjatë dhe ndryshimet e sjelljes së konsumatorëve pas pandemisë. Pjesë e Panairit 2022 ishin takime B2B përmes seksionit Meet&Match dhe Buyers Program, nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrës ishin operatorë turistikë, organizatorë të udhëtimeve në grup, agjentë të udhëtimeve, shërbimet e hoteleve dhe resorteve, profesionistët e sektorit të udhëtimeve dhe konsumatorët e turizmit. Së bashku me përfaqësues të bizneseve, ky Panair u pa si një mundësi shumë e mirë komunikimi me aktorë të rëndësishëm lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë në sektorin e turizmit.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...