Rusia nis fazën e parë të sulmit ndaj Ukrainës? Biden: Në 48 orët e ardhshme…

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë ka komunikuar drejtpërdrejt me zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, lidhur me konfliktet e zhvilluar me Rusinë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, orët e ardhshme në Ukrainë priten zhvillime dramatike, ndërkohë SHBA informuan qeverinë ukrainase për një pushtim të mundshëm rus brenda 48 orëve të ardhshme.

Ndërsa një zyrtar amerikan konfirmoi duke thënë se presidenti ukrainas është informuar në Shtëpia e Bardhë mbi inteligjencën.
“Një pushtim rus në një shkallë të gjerë është i pashmangshëm brenda 48 orëve në Ukrainë “, shkruajnë mediat e huaja.
“Presidenti i Ukrainës është paralajmëruar se Rusia ka shumë të ngjarë të fillojë një pushtim brenda 48 orëve bazuar në inteligjencën e SHBA-së”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Newsweek.Ndërkohë, faqet e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Shërbimit të Sigurisë dhe Kabinetit të Ministrave ishin jashtë funksionit të mërkurën pasdite pas një sulmi kibernetik. Kërcënimet për bomba u dërguan gjithashtu në disa ndërtesa qeveritare, që mendohet të jenë pjesë e një fushate presioni psikologjik nga Moska.

Zëvendëskryeministri Mykhailo Fedorov tha se bankat ishin gjithashtu në shënjestër të një sulmi “masiv”. Sipas analistëve kjo është faxa e parë e një sulmi rus.
Ajo erdhi vetëm disa orë pasi i gjithë vendi u vendos në gjendje të jashtëzakonshme, u thirrën 200.000 rezervistë ushtarakë, u kufizuan zonat ushtarake, u kufizuan zonat kufitare dhe tre milionë ukrainas u tha të largoheshin nga Rusia, me Kievin që pranoi për herë të parë se një sulmi tani mund të ndodhte kudo, në cdo kohë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...