“Rrezik i lartë!”/ Frikë nga sulmet ruse, Ukraina pezullon fluturimet ajrore

- Advertisement -

Shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pas sulmeve ushtarake nga ana e Rusisë.

BBC shkruan se janë pezulluar të gjitha fluturimet në orën 02:45 me orën e Kievit (00:45 GMT) “për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë së aviacionit për aviacionin civil”.
“Ofrimi i shërbimeve të trafikut ajror për përdoruesit civilë të hapësirës ajrore të Ukrainës është pezulluar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ukrainasit dynden drejt kufirit, presidentja moldave: Do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, jemi gati të ndihmojmë njerëzit e rrezikuar.

Presidentja e Moldavisë Maya Sandu , bëri me dije se sot vendi i saj do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe ishte gati të priste dhjetëra mijëra njerëz nga Ukraina fqinje.

“Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë kundër Ukrainës , kështu që unë kërkova një takim të Këshillit të Sigurimit ku edhe u vendos se qeveria do t’i kërkonte parlamentit të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme,” tha Santou.
Ndërkohë, dhjetëra makina kanë krijuar radhë në kufirin midis Ukrainës dhe Moldavisë , bëjnë me dije mediat e huaja.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...