Rregulla të reja për peshkimin

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka publikuar udhëzimin në lidhje me peshkimin dhe mjetet që një person duhet të ketë me vete para se të dalë për të peshkuar. Në udhëzimin e mëposhtëm thuhet se çdo person që dëshiron të peshkojë për aryse jotregtare duhet të aplikojë në e-albania për leje dhe pasi të ketë paguar tarifën atëherë merr autorizimin për peshkim. Më tej thuhet se gjatë peshkimit nuk lejohen më shumë se dy kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam. Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg. Ndërkohë vlen të thuhet se peshkimi duhet të kryhet në përputhje me masat e vendosura për ato specie të cilat ndodhen nën një regjim të kufizuar sforcoje, si ngjala, toni i kuq dhe peshku shtizë.
Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë:
UDHËZIM Nr. 6, datë 11.4.2022 PËR MJETET QË PËRDOREN PËR PESHKIMIN ÇLODHËS-ARGËTUES DHE MËNYRËN E LËSHIMIT TË AUTORIZIMIT
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 44, të ligjit nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar,
UDHËZOJ:
I.RREGULLA TË PËRGJITHSHME
1.Aktiviteti i peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi të peshkimit.
2.Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren në të gjitha kategoritë ujore, këto vegla peshkimi:
a) jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;
b) për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;
c) rrjetë e vogël dore.
3.Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg…

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...