Reagon inxhinieri Kristo Kauri: Nuk kam firmosur për menaxhim privat të Butrintit…

- Advertisement -

Nje sqarim per te gjithe miqte dhe lexuesit e Portalit, Saranda Web per shkrimin, “Firmetaret e Butrintit”.
Emri im ne Planin e Menaxhimit te PK te Butrintit, 2020-2030 ,lidhet vetem me kondributin tim si ekspert mjedisi, ne perditesimin e Planit te Menaxhimit te PKButrintit te bere ne vitin 2010.
Ne keto vetem kater ore komunikimi qe pata me realizuesit e projektit(projekti vazhdoi mbi kater muaj), prezenca ime ishte vetem per te kondribuar, per problematikat mjedisore qe shqetesojne PK te Butrintit dhe veprimet e shpejta qe duhen ndermarre per rehabilitimin e tyre.
Kam mbrojtur gjithmone modelin e Menaxhimit te Qendrueshem nga shteti, si Zone e Trashegimise Kulturore- Natyrore Boterore.
Kjo vlere unikale, e bashkejeteses dhe harmonise se njeriut me natyren , eshte detyrim kushtetues i shtetit per ta mbrojtur dhe percjellur brezave qe do vijne.
Me nje material prej tete faqesh studimi mjedisor( resume), qe mu deshen mbi dy vjet qe ta realizoje, se duhet te komunikosh me mjedisin dhe natyren, une si ekspert jap mendime konkrete, per permiresimin e mjediseve te tjeterrsuara nga veprimtaria shkaterruese e njeriut, rehabilitimin e 250 ha pyjeve, rehabilitimin e peisazheve te demtuara nga prerjet, nga djegjet, erozioni, jap mendime per rreziqet dhe kanosjet qe sjellin ndertimet dhe fshatrat turistike, mendime dhe analiza per ndotjen serioze te detit, liqenit, zhdukjen e livadheve te posedones, ndikimi shkaterrues nga presioni i njerezve, presioni i biznesit etj.etj.etj
Ne kete takim te stafit me mua si specialist, nuk u be asnje diskutim per menaxhimin privat.
Ata deshironin nga une vetem informacionin studimor qe u mungonte aq shume, dhe qe nuk ishin ne gjendje ta benin per nje periudhe disa mujore.
Nuk mund te studjosh natyren, nuk mund te besh vleresimet e ndikimit ne mjedis, per nje periudhe disa mujore, sado i afte qe te jesh.. Duhen mbi dy- tre vjet, monitorime, vezhgime, analiza, konkliuzione nga ekspert te vertete.
Une si specialist , kam qene nga te paret qe e kam kundershtuar kete model hibrid, se e mbajten te fshehur dhe e morem vesh vone.
Kam mbeshtetur luften e Profesoreve tane te shquar , Neritan Ceka, Apollon Bace, Auron Tares dhe shume te tjereve, qe kane kundershtuar me argumenta shkencor modelin hibrid.
Kondributi im ishte si ekspert i pergjegjshem dhe pa asnje interes.
Pas ketij takimi jane bere dhe shume takime te tjera, nga hartuesit, nga Ministria, deri ne miratimin e Planit te Menaxhimit, por une nuk jam thirrur ne asnje prej tyre ,se kam qene i padeshirueshem dhe kundershtues, per modelin qe propozonin dhe ofronin.
Jo vetem qe nuk me shpreblyhen, per studimin qe ju ofrova, por nuk me thane as faleminderit .
Vija bregdetare e Parkut te Butrintit, eshte pjese e Trashegimise Natyrore Kombetare dhe nuk duhet te lejohen ndertime te fshatrave turistike dhe veprimtari biznesesh. Ky mjedis natyror duhet te mbrohet dhe te mbahet i virgjer, i eger . Keshtu ka qendruar per 38 shekuj. Keto ndertime, ky kaos urban sidomos pas viteve 1990, veprimtaria e shume bizneseve pa projekt ,pa disipline ,mbi det, afer detit , ne ishuj, ne Monumentet e Natyres, kane prishur dhe shkaterruar Mjedisin Homerik, kane prishur magjine e natyres dhe kane ulur shume vlerat e Parkut.
Gjithe keto veprimtari me leje dhe pa leje, kompromentojne seriozisht integritetin ekologjik te ekosistemeve detare dhe tokesore dhe rrezikojne ekzistencen e Parkut. Mjedisi eshte i ndjeshem dhe ka filuar stresimin dhe tjetersimin e tij.
Perballja e komunitetit me problemet dhe veshtiresite qe vete ka krijuar ne keto 50 vitet e fundit, problemet serioze qe u krijuan nga mosfunksionimi i shtetit ligjor ,mbeten probleme serioze per t’u zgjidhur sa me shpejt.
Kjo bukuri nuk mund te jete e perjeteshme, po nuk u mbrojt nga shteti qe e ka per detyre. Me magjik, me te bukur , e kishim Parkun ne vitet 1990-2000, me mjedis me natyror, me mjedis Homerik.Per keto vlera natyrore- kulturore u miratua dhe si Park.
Une si specialist ,ne çdo takim, balle per balle, ne instancat qendrore dhe vendore, me argumenta, kam mbrojtur menaxhimin e qendrueshem nga shteti ,qe format e jetes, te punes, te biznesit, modelet, strukturat, te gjitha aktivitetet qe do te kryhen ne cdo cm2 te PK te Butrintit , te mos demtojne aftesite e ekosistemeve , te mos demtojne peisazhin natyror, te mos demtojne mjedisin, per te patur jete dhe vazhdimesi.
Ky qendrim i imi ,ka qene dhe eshte i pandryshuar, dhe per kete qendrim jam cilesuar si i padeshirueshem.
Per kete model hibrid, kam qene nga te paret qe e kam kundershtuar me force, me argumenta shkencor, ne media dhe portale.
Dhe une si shume ekspert dhe Profesor te nderuar ,dua ndryshimin, dua nje model menaxhimi cilesor dhe te drejtuar nga shteti, dua nje Park me te mire , te drejtuar nga ekspert dhe jo militant partie.
Ne PK te Butrintit nuk deshtuan Planet, ato ishin, bile shume cilesore, por deshtoi shteti per paaftesi, per mungese modelesh, pergjegjesie, ne administrim dhe menaxhim.
Per kete mungese pergjegjesie qe ka shteti ndaj pasurive publike, ja jep per nenaxhim Privatit ne kundershtim te
marreveshjeve dhe Ligjeve.U shiten minierat, H/Centralet, kane ngelur vetem Parqet.
Ju faleminderit per mirekuptimin!
Nuk mund te lejoje perbaltjen qe me behet , ku qendrimi, kondributi dhe perballja ime, eshte krejt ndryshe dhe flasin per administrinin dhe menaxhimin e Parkut te Butrintit nga shteti.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...