Rama ultimatum furnitorëve të naftës: Kush vendos çmimin më të lartë se sa të përcaktuar nga bordi, do të humbisni pikën e karburanteve

- Advertisement -

Qeveria ka thënë në mbledhjen me furnizuesit e naftës, se çmimi i hidrokarbureve në pikat e karburanteve do të vendoset nga bordi kombëtar i posaçëm.
Sipas Ramës, kush nuk do të vendosë çmimin e miratuar, do të përballet deri në mbyllje të pikës së karburantit.
“Përfaqësuesit e qeverisë dhe ministrja e financave dhe e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i doganave dhe kryetari i autoritetit të Konkurrencës do të jetë në tavolinë me 5 përfaqësues nga ju.
Nuk do të ketë asnjë tabelë në çdo pikë karburanti ku do të shfaqet një çmim pa u aprovuar nga bordi, kush e bën do të humbasë karburantin. Është luftë. Nuk jam ideolog i tregut të lirë apo shtetit si fuqi diktuese në ekonomi, por thjesht e vetëm mendoj që liria ekonomike është themelore”, tha Rama

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...