Qendra Polivalente tërësisht e rikonstruktuar

Institucioni social i Qendrës Polivalente Ditore “Feti Rugji”, i është nënshtruar kohët e fundit një rikonstruksioni të plotë. Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit me Qeverinë Italiane, si një projekt i fituar nga Bashkia Sarandë nëpërmjet programit të IADSA-s. Edhe pak ditë janë të nevojshme që ky investim të përmbyllet dhe Qendra Polivalente e trajtimit të të Moshuarve, të rihapë dyert dhe të ofrojë mjedise e kushte të përmirësuara dukshëm, si dhe shërbim social të një standarti të ri.Në prag të dorëzimit të objektit të rikonstruktuar, punimet e kryera janë inspektuar nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma
-Edhe pak ditë dhe rifillon funksionimin Qendra Ditore e të Moshuarve, në ambiente totalisht të rikonstruktuara, falë bashkëpunimit me Qeverinë Italianenga projekti i fituar nga Bashkia Sarandë nëpërmjet programit të IADSA-s, shkruan kryebashkiaku Gurma.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...