PRONONCIM

Lidhur me publikimin e bërë në rrjete sociale mbi shpërblimin e Shoqatës Kulturore “Zëri i Bilbilit” për aktivitetet e organizuara prej saj në periudhën e sezonit veror 2022, sqarojmë se:
Pas paraqitjes nga Shoqata e mësipërme, me NIPT K83918992V, të projektit “Saranda në festë” dhe ”Ksamili në festë”, u miratua nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë, duke e shtrirë kalendarin e eventeve për shumë ditë radhazi. Pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin,
Ky projekt i paraqitur e i miratuar nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë duke patur dhe mbështetjen e saj, është jetësuar në skenën qendrore të instaluar në shetitoren e qytetit të Sarandës, si dhe në Njësinë Administrative Ksamil, duke dhënë impakt të rëndësishëm për banorët dhe pushuesit e shumtë, që i ndoqën këto koncerte gjatë sezonit turistik.
Theksojmë se eventet e projektit “Saranda në festë” dhe “Ksamili në festë”, janë të publikuara edhe në faqen zyrtare e rrjete sociale të Bashkisë Sarandë, si edhe në mediat vendore e kombëtare. Ato nuk kanë asnjë lidhje me pjesëmarrjen e Shoqatës “Zëri i Bilbilit” në aktivitetin politik të organizuar me rastin e hapjes së Tunelit të Skërficës, siç interpretohet në publikimin e bërë në mediat sociale.
BASHKIA SARANDË

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...