- Advertisement -
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit me inicialet A. H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”, L. A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shtetasja me inicialet E. A., 47 vjeç, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi me inicialet A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
