PRITJE PËR ISH-PRESIDENTIN STJEPAN MESIÇ DHE MIQ TË TJERË NGA KROACIA

Ish Presidenti i Kroacisë dhe ish-Jugosllavisë z. Stjepan Mesić, së bashku me delegacionin e Prefekturës së Medimurjes, kryesuar nga Prefekti z. Matija Posavec, janë mikpritur në zyrën e tij nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në prani edhe të kryebashkiakes së Delvinës, Majlinda Qilimi.
Kreu i Bashkisë së Sarandës Gurma tha se është nder të takohet me një personalitet të shquar si Stjepan Mesiç, të njohur edhe si mik I madh i shqiptarëve në vite. Ai tha se, falë komunitetit të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, Saranda është e binjakëzuar me qytetin Opatija dhe shprehu besimin se edhe kjo vizitë do të shërbejë për ta intensifikuar këtë marrëdhënie. Kreu i Bashkisë Gurma tha se
kemi patur sezon të mirë turistik dhe se ai ka kontaktuar edhe pushues kroatë, sikundër edhe shqiptarët që vizitojnë Kroacinë, nuk janë të pakët. Nga ana e saj, Kryebashkiakja Qilimi ka prezantuar Delvinën në atraksionet e saj më të veçanta dhe ka ftuar për ta vizituar në të ardhmen.
Ish-Presidenti Mesiç ka befasuar kur ka thënë se është hera e dytë që viziton Sarandën dhe se vkerëson shumë binjakëzimin e Sarandës me Opatinë, ku është shpallur “Qytetar Nderi”.
Ai i ka mëshuar idesë që shtetet, qytetet dhe popujt të afrohen sa më shumë. Këtë po bëjnë edhe Prefektura kroate e Medimurjes dhe ajo e Vlorës në Shqipëri, tha ai, si një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi, duke përfituar nga eksperiencat sidomos në turizëm. “Ne duam që përmes binjakëzimit të prefekturave, të arrijmë edhe miqësimin e familjeve”, u shpreh Prefekti i Medimurjes, Matija Posavec, duke shtuar se ishin shqiptarët e asaj prefekture që rekomanduan Sarandën dhe Vlorën. Ndërsa Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj tha se është fat
që bekimin e binjakpzimit mes dy prefekturave e ka dhënë ish-Presidenti Mesiç. Në pritje u shfaq dëshira që të përzgjidhen edhe bashki të tjera, kroate e shqiptare, për t’u binjakëzuar mes tyre.
Mes delegacionit kroat dhe kryebashkiakëve të Sarandës e Delvinës, u shkëmbyen dhurata simbolike. Kryetari Gurma, ndër të tjera, i dhuroi ish-Presidentit Mesiç, Medaljonin e Bashkisë së Sarandës.
Ish-Presidenti Stjepan Mesiç dhe Prefekti i Medimurjes Matija Pisavec, lanë shënimet e tyre në Librin e Artë të Bashkisë Sarandë.
+13

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...