Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë,(Video)

- Advertisement -

Kontrollet janë përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Në 48 orët e fundit janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, njëri prej pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë janë arrestuar 3 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga të cilat 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1255 masa administrative, nga të cilat:
– 9 masa për tejkalim shpejtësie;
– 107 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 80 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 13 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 100 masa për parakalime të gabuara;
– 363 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 583 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat vertikale e horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe të moderojnë shpejtësinë.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...