Policia e Shtetit kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve, për kapjen e disa personave në kërkim

- Advertisement -

Në një njoftim sot në media Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe foto të pesë personave të shpallur në kërkim që, sipas policisë, janë persona për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës.

Policis e Shtetit kërkon bashkëpunim edhe të qytetarëve për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, kryrsisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në njoftimin e ditës së sotme janë publikuar emrat e personave si: Talo Çela i kërkuar për disa vrasje dhe grabitjen e Rinasit

Laert Haxhiu, masakra e Lushnjës
Jani Alia, vrasja e Elton Çiços
Ibrahim Lici, vrasjen e Endri Mustafës
Erjon Llapushi, vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku

Njoftimi i Policisë së Shtetit

-Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:

TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI
Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.
Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë.
Bashkërisht për një ambient më të sigurt!, përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...