Plani i ri i menaxhimit, Tare: Sistem i qartë korruptiv, Butrinti s’ka nevojë të menaxhohet nga të huajt

- Advertisement -

Lidhur me planin e ri për menaxhimin e Butrintit në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV, ish-drejtori i Parkut të Butrintit, zoti Auron Tare tha se ky plan është i bërë nga të huajt ku mungojnë ekspertët shqiptarë.

Ai tha se ky është një sistem i qartë korruptiv dhe se sipas tij duhet kundërshtuar në mënyrë principale kjo marrëveshje.

Teksa e ka cilësuar si një plan me cilësi të dobët, Tare shtoi se me të ardhurat që ka Butrinti arrin të menaxhojë vertetë dhe se nuk ka nevojë ta bëjnë të huajt.

Intervista e plotë

1.Zoti Tare, ju jeni një nga njerëzit që e keni kundërshtuar më shumë Planin për Menaxhimin e Integruar të Butrintit. Arsyeja kryesore cila është?

Në këtë plan s’ka asnjë specialist shqiptar. Është plan i bërë nga të huaj pa eksperiencë, pa e njohur fare Butrintin. Kanë ardhur dhe kanë bërë një plan të kërkuar nga ADF. Por sipas një nga ekspertët më të mirë në botë po krijohet një sistem i konfliktit të interesit dhe korruptiv, ku një ent biznesi investon për ndryshimin e trashëgimisë kulturore, porosit një plan investimi që dhe vetëofrohet për të menaxhuar Butrintit. Pra është një sistem i qartë korruptiv. ADF e di që në botë që ka firmosur kartën e UNESCOs ka detyrimin ligjor për të menaxhuar Butrintin vetë. Butrinti është vendi më i mirë i administruar për momentin që sjell të ardhura të mira. Duhet kundërshtuar në mënyrë principale kjo marrëveshje, dhe dua të them se ndryshimi i ligjit të trashëgimisë kulturore bën me faje të dyja palët e politikës duke i hapur rrugë një precedenti të rrezikshëm. Duke i hequr kështu Shqipërisë krenarinë për të menaxhuar trashëgiminë e vetë kulturore.

2. Ju e keni lexuar të gjithë planin zoti Tare dhe kujt modeli i referohet ai?

Plani menaxhimit, ai B, që është prezantuar është hartuar nga dy ekspertë anglezë që s’kanë bërë ndonjëherë ndonjë plan të përmasave të tilla, është një firmë normale në Angli, nuk kanë kalibrin e Butrintit kanë ardhur dhe kanë punuar në Shqipëri pas asnjë eksperiencë. Jam një ndër hartuesit e planit të menaxhimit 2000-2005 dhe të gjitha pikat që ky plan ka vënë atje nuk janë më të mira se ato të 2000-2005. Ndryshimi është se ai është bërë nga ekspertë shqiptar. Në një kapitull të këtij plani marrëdhënien me komunitetin e ka shkruar një grua nga Bosnja. Ajo s’ka lidhje me këtë, pra është një plan me cilësi shumë të dobët. Nuk është cilësor. Dhe e dyta këtë plan të ri me të ardhurat që ka Butrinti e bën vetë s’ka nevojë ta menaxhojë ADF. Të huajt mund të bashkëpunojnë me ekipin shqiptar por s’ka sens t’ja japim menaxhimin të huajve.

3. Si njeri që e keni drejtuar Butrintit për një kohë të gjatë dhe keni bashkëpunuar me të huajt, pse e vini në dukje faktin që janë të huajt që po marrin menaxhimin e Butrintit?

Fondacioni i krijuar janë 4 pjesëtarë të ADF dhe ministria e kulturës, kur në fakt Butrinti ka bord e kam krijuar unë me zotin Dritan Shano. Aty janë të gjitha institucionet, bordi është.

4. Ka patur një reagim nga vetë Fondi, i cili flet për kontribute të mëdha në menaxhimin e Butrintit por edhe për sulme të pakuptimta.

E kam lexuar dhe do të thosha kam konsideratë për fondin amerikano-shqiptar, por ai nuk ka një model menaxhimi, por nëse kanë një model që e kanë bërë le të na e tregojnë. Nuk ka një model të tillë. Për shembull pyesni ja japin grekët Akropolin një fondacioni të huaj pse se bëjnë, budallenj janë ata? Amerikanët parqet i kanë pronë të tyren, sepse ato nuk janë gjëra të prekshme të një biznesi janë çështje të kulturës.

5. Sa transparente është treguar qeveria me këtë marrëveshje, kolegu Klodian Tomorri ka denoncuar faktin që në Bordin e Drejtorëve të Fondit është aksioneria e studios ligjore që hartoi marrëveshjen. Keni dijeni mbi këtë?

S’jam marrë fare me marrëveshjen, kontratat, sekrete apo jo, jam në principë që kjo nuk duhet bërë. Nuk merrem me asgjë tjetër. Mua më intereson principi, Shqipëria ka të gjitha kapacitetet e duhura për të menaxhuar Butrintin.

6. Po ngrihet një lloj diskutimi dhe po krijohet përshtypja sikur ky plan cënon trashëgiminë kulturore, kur Butrinti si sit i mbrojtur nga Unesko është trashëgimi Universale e qytetërimit greko-romak. Çfarë i kërcënohet këtu botës shqiptare?

Pikërisht pra në asnjë mënyrë nuk ka një debat nacionalist për çështjet greke, romake etj etj, por Butrinti ka shumë histori, pra në momentin që ti e quan në planin e menaxhimin qytetin greko-romak nuk njeh relacionet e këtij vendi me fiset e kaonëve etj etj. Është një debat jo nacionalist, por thelbësisht shkencor që njerëzit që kanë shkruar në Butrint nuk janë konsultuar fare, zero konsultë dhe kjo e gjithë sjellë një shqetësim të madhe në rrethin e njerëzve që kanë kontribuar në Butrint. Pra i gjithë ky kontribut është shumëzuar me zero.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...