Pesë numri i të vdekurve nga stuhia e fortë në Austri

- Advertisement -

Në 5 ka shkuar numri i të vdekurve nga stuhia e fortë që goditi sot Austrinë, raporton agjencia APA duke cituar autoritetet lokale.
Tre persona humbën jetën nga rrëzimi i një peme në Austrinë e Poshtme, ndërsa dy fëmijë vdiqën në Carinthia, pranë një liqeni të vogël, ku erërat e forta shkulën pemët dhe plagosën dhjetë të tjerë. Të gjitha viktimat ishin pranë një liqeni të vogël në Carinthia kur disa pemë u shkulën nga era e fortë, bën me dije zëdhënësja lokale e Kryqit të Kuq Melanie Reiter.
Në zona të tjera të kësaj krahine që kufizohet me Italinë dhe Slloveninë, era hoqi çatitë e shtëpive. Kancelari austriak Karl Neuhammer konfirmoi vdekjen e dy fëmijëve në Twitter, duke shtuar se shumë njerëz u plagosën rëndë.
Në qershor, një burrë 82 -vjeçar u vra kur një rrëshqitje dheu u shkaktua nga shiu i dendur në Carinthia.
Austria po vuan aktualisht nga një valë të nxehti dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ndodhin stuhi. Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike rritin frekuencën dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...