Përfaqësues të operatorëve turistikë dhe medias nga Kosova takim me kryebashkiakun Gurma

- Advertisement -

-Me afrimin e sezonit turistik, shihet të rritet edhe interesi i operatotëve turistikë dhe mediave nga Kosova, për Sarandln. Përfaqësues të tyre janë takuar me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ku është biseduar për një bashkëpunim më të mirë këtë verë, në mënyrë që pushuesit dhe vizitorët nga Kosova të gjejnë në Sarandë kushte sa më të mira për pushimet apo vizitat e tyre. Kryebashkiaku Gurma ishte falenderues që pushuesit shqiptarë nga Kosova preferojnë në masë bregdetin shqiptar, edhe në vitet e mbijetesës së turizmit në kushtet e pandemisë. Përmes takimit me përfaqësues të operatorëve turistikë dhe prononcimit në median e pranishme, ai siguroi se Saranda këtë verë është më e përgatitur për të pritur prurje të shtuar, pasi investimet në infrastrukturë e afrojnë edhe më shumë Sarandën me Tiranën e Prishtinën, ndërkohë që investimet në infrastrukturën e brendshme krijojnë mjaft lehtësira dhe se oferta turistike është më e diversifikuar se çdo vit tjetër. Të gjitha këto, shtuar klimën e ngrohtë vëllazërore që i ofrohet këtu çdo pushuesi apo vizitori nga Kosova, ai i renditi si arësye që pritshmëritë të jenë për rritje të dukshme të preferencës për të zgjedhur Sarandën në këtë sezon pushimesh. Në funksion të kësaj, kreu i Bashkisë Adrian Gurma tha se së shpejti do të realizojë një tur takimesh veçanërisht në Kryeqytetin e Kosovës, në formatin e “Ditës së Sarandës në Prishtinë”, si dhe në qytetet e binjakëzuara, si: Suhareka e Gjakova”, bëhet publike në faqen e bashkisë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...