Për dy mjeshtrat berberë të Delvinës, Qemal e Hajri Ballaci (Video)

- Advertisement -

Delvina si një vënd ku lulëzonin të gjitha zejet dhe profesionet me mjeshtra ku emri i tyre kishte shkuar deri ne Janinë, kishte dhe mjeshtrat berberë mjaft të shquar. Dy prej tyre ishin vëlezërit Qemal dhe Hajri Ballaci. Ata ishin dy mjeshtra të ushtrimit të profesionit të berberit, që edhe pse nuk jetojnë më, ata rrojnë në mendjet dhe zemrat jo vetëm të delvinjotëve, por edhe të sarandiotëve apo të zonave përreth Delvinës. Klientët e tyre ishin të të gjitha moshave dhe shtresave të popullsisë. Por jo vetëm kaq. Këta dy mjeshtra berberë delvinjotë ishin të preferuarit edhe të pushtetarëve të sistemit të mëparshëm. Nuk lindën nga hiçi në këtë zanat. Por familjet e tyre e kanë ushtruar që në kohën e turqisë për ta trashëguar mandej brez pas brezi tek fëmijët apo nipat e tyre. E kjo flet për atë që edhe pse këta dy mjeshtra në gërshërë, berber Qemali e berber Hajriu, nuk jetojnë më shpesh flitet e natyrisht do të flitet për mjeshtërinë e tyre.
Për emrin e mirë që këta dy mjeshtra berberë kanë lenë pas Sarandalife.al i kushton këto radhë kujtese shoqëruar edhe me video si homazh në kujtim të punës dhe kontibutit të tyre.

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...