Patra: Arrestohet autori i vrasjes së katërfishtë në Andravidë.

- Advertisement -

Pas një operacioni të gjerë policor, u kap në Patra 60-vjeçari, autori i ngjarjes makabre të ndodhur tre ditë më parë në Andravida Ilia në Greqi, ku një familje shqiptare, dy prindët dhe dy fëmijë të mitur u ekzekutuan prej tij. Sipas informacioneve policore 60-vjeçari është lokalizuar në zonën e Ilisë mbrëmjen e së premtes dhe është vënë menjëherë nën vëzhgimin e policisë. Më pas efektivët e policisë e kanë ndjekur makinën e tij gjatë rrugëtimit për në Patra, ndërsa forca të tjera policore janë mobilizuar. Kur 60-vjeçari mbërriti në Patra, ku edhe u kap nga policia. Sipas burimeve nga mediat greke të cilat e kanë pasur çdo ditë këtë lajm nëpër faqet e tyre, shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të ketë qënë mospagesa e qerasë nga familja shqiptare për shkak të vështirësisë ekonomike.Ndërkohë bëhet me dije se pasditen e djeshme ka përfunduar edhe ekspertiza mjeko- ligjore e katër viktimave Armando dhe Maria Klocit dhe fëmijëve të tyre një e dy vjeç, të cilët u vranë të mërkurën në shtëpinë e tyre në Andravidë. Mjekja mjekoligjore Angeliki Tsiola , e cila kreu ekspertizën mjeko-ligjore, bëri të ditur se fëmijët kanë vdekur duke u mbytur, pasi autori duket se u ka mbyllur hundën dhe gojën, ndërsa prindërit janë qëlluar me armë zjarri . Nëna ka marrë një plumb, ndërsa babai është qëlluar dy herë në kokë me pistoletë. Mësohet gjithashtu se autori ka qenë i parapërgatitur për ngjarjen pasi sipas mediave ai pas veprimit makabër tentoi të tërhiqte trupat me një makinë për t’i groposur mandej në një gropë të hapur më parë prej tij për të humbur kështu gjurmët, gjë të cilën nuk e realizoi dot. Familja shqiptare u gjet atë mbrëmje nga djali i madh i gruas nga martesa e parë, situatë kjo që e ka tronditur shumë atë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...