Pashkët, festa e të krishterëve. Ja kuriozitetet që ndoshta nuk i dini

- Advertisement -

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Ky sistem u fiksua përfundimisht në qv. e VI. Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën. Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.

Pas orës 00.00 të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, simbolin e ringjalles së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit. Festimet e kësaj dite nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe “dritë” në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

Kreshma e Madhe është një periudhë gjashtë ose shtatë javore, në të cilën besimtarët nuk hanë mish, peshk, produkte shtazore dhe nuk pijnë verë. Java e Madhe është java e shtatë e Kreshmës dhe java e fundit para Pashkëve. Ajo i korrespondon javës së fundit të Jezuit në tokë para kryqëzimit të Tij. Qëllimi i kësaj javë nuk është vetëm një përkujtim mendor i ngjarjeve të fundit të Jezuit në tokë, por një pjesëmarrje reale në këto ngjarje.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...