Pas sherrit për parkimin godet me sende të forta rojen e spitalit në Sarandë, 38-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, në kërkim autori

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se pas një konflikti të ndodhur mëngjesin e sotëm, ka goditur me sende të forta 38-vjeçarin Fatri Mullaj, i cili është edhe roja i spitalit në Sarandë.
Mësohet se 38-vjeçari i cili ka marrë goditje në kokë ndodhet në spital dhe është në gjendje të rende. “Sarandalife.al” mëson se konflikti mes rojës dhe Erjon Canajt ka nisur për parkimin dhe më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës. 38 vjeçari menjëherë është transportuar në urgjencë. Sipas bluzave të bardha është goditur në kokë dhe dyshohet për hematomë. Edhe pse ishte në gjendje të stabilizuar u gjykua për mjekim më të specializuar dhe për rrjedhojë u transportua në spitalin e traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...