Operacion i policisë greke në kufi. Arrestohen dy shqiptarë

- Advertisement -

Një sasi prej 8 kg kanabis janë kapur dhe sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Gjatë operacionit nga policia greke, është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbërt.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 8 kg dhe 140 gramë marijuanë. Në pranga është vendosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Më konkretisht janë arrestuar dy shqiptarë, 49 dhe 34 vjeç. Ky i fundit, sipas policisë fqinje, kishte kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi, ku u takua më pas me 49-vjeçarin dhe lëvizën me makinë.
Gjatë kontrollit personal, pasagjerit i janë gjetur dhe sekuestruar 31 kokrra që përfshihen tek ligji për narkotikët. Efektivët e policisë greke, ushtruan kontroll në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik, ku gjetën dhe sekuestruan 637 gramë marijuanë dhe 1 peshore elektronike.
Dy të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 ceularë e 4 karta SIM si dhe automjeti në të cilin u kapën.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...